Muzafer Shala edhe zyrtarisht merr postin e ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Muzafer Shala edhe zyrtarisht është emëruar ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Lajme

17/07/2019 12:44

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.

“Kam emëruar sot ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shalën. Pasi i dëshirova punë të mbarë në detyrë, me ministrin e ri biseduam për kontinuitetin e projekteve në këtë dikaster”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Shala e pason ministrin tjetër të PDK-së, Besim Beqaj i cili dha dorëheqje pas vendimit të kryetarit  të partisë, Kadri Veseli për largimin nga pozitat zyrtare të personave të cilët kanë aktakuzë dhe janë në procese gjyqësore. /Lajmi.net/