Mustaqet e këqija

Disa futbollistë të Anderlechtit janë ankuar për sjelljen e sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic gjatë duelit të tyre të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve. Ndeshja përfundoi 1-1 pasi ylli suedez realizoi golin e barazimit për ekipin vendas, por Sacha Kljestan ka deklaruar se ishte i befasuar nga disa prej komenteve te sulmuesit  pas…

Sport

07/11/2013 16:38

Disa futbollistë të Anderlechtit janë ankuar për sjelljen e sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic gjatë duelit të tyre të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja përfundoi 1-1 pasi ylli suedez realizoi golin e barazimit për ekipin vendas, por Sacha Kljestan ka deklaruar se ishte i befasuar nga disa prej komenteve te sulmuesit  pas dueleve.

“Pas një ballafaqimi krejt të zakonshëm, Ibra u kthye nga unë dhe më provokoi duke bërë shaka rreth mustaqeve të mija, ai më tha: Duken të tmerrshme”, tha Kljestan për të përditshmen belge Het Niewsblad.

“I jam përgjigjur duke thënë se ai duhet të mendojë për hundën e tij”. Kurse, Luka Milivojevic shtoi se Ibrahimovic u mundua ta godet gjatë një dueli pa top. “Ai u mundua të më qëllojë kur topi kishte shkuar larg. Qartë, ai nuk ishte i kënaqur që i iku topi”.

Oliver Deschacht shtoi: “Nuk desha ta hidhërojë sepse do t’i shënonte sërish katër gola (që bëri dy javë më parë në duelin në Belgjikë). Kam respekt të madh për të”.

Kjo nuk është hera e parë që Ibrahimovic akuzohet për komente të ashpra ndaj futbollistëve kundërshtarë gjatë një ndeshje. Në tetor të vitit të kaluar ai u quajt: “arrogant, i ndytë dhe fëmijë” nga një futbollist i Ishujve Faro. Zlatan i përshkroi ata si: “një grumbull peshkatarësh”.