Mustafi vlen 50 milionë euro

Shkodran Mustafi është transferuar në Valencia. Mbrojtësi shqiptar në kontratën e tij me klubin spanjoll ka të përfshirë një dëmshpërblim prej 50 milionë euro.

Sport

08/08/2014 19:52

Shkodran Mustafi, në të tashmen dhe të ardhmen e Valencias.

Klubi spanjoll ka bërë një investim të konsiderueshëm për transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar, kalimi i së cilit u zyrtarizua disa ditë më parë nga Sampdoria, për pak më tepër se 8 milionë euro dhe bonuse të ndryshme.

Ndërsa, në kontratën të cilën Mustafi e ka nënshkruar me Valencian përfshihet një dëmshpërblim i madh – shprehi e klubeve spanjolle – i caktuar në 50 milionë euro, ka njoftuar Gianluca di Marzio nga “Sky Sport”.

Shifër e lartë, sinjal i besimit të madh që Valencia ka tek mbrojtësi, kampion i botës me Gjermaninë.