Mustafi uron ditëlindjen e nënës me thënien e profetit Muhamed

Lojtari  i Valencias, Shkodran Mustafi ka uruar ditëlindjen e nënës së tij me një thënie mjaft të njohur të profetit Muhamed.

Sport

08/02/2015 09:40

Shkodran Mustafi vendosi që nëpërmjet një postimi në Facebook të urojë ditëlindjen e nënës së tij.

Ai postoi një fotografi me nënën e tij, duke shkruajtur gjithashtu dhe një thënie mjaft të njohur të profetit Muhamed.

“Parajsa është ndër këmbët e nënës. Urime ditëlindjen”, ishte postimi i shkruar nga Mustafi.

Përndryshe, profeti Muhamed njihet si personi që ka luftuar të sjellë çdo herë drejtësinë dhe paqen edhe në kohët e hershme të cilat ishin mjaft të zymta.