Mustafi turpërohet nga Tierney

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, është turpëruar sot në stërvitjen e Arsenal.

Sport

13/09/2019 18:31

Transferimi i kësaj vere tek Arsenal, Kieran Tierney, është kujdesur që të turpërojë qendër mbrojtësin Shkodran Mustafi.

Gjatë një seance stërvitore, Tierney me lehtësi ka kaluar topin poshtë këmbëve të Mustafit, për të bërë bujë në rrjetet sociale.

Stërvitjet ishin në fazën e ‘rondos’, kur Mustafi  po ndiqte topin i cili bëri xhiro poshtë këmbëve të tij.

Më poshtë mund ta shihni videon e atij momenti, kur Mustafi turpërohet nga shoku i skuadrës së tij. /Lajmi.net/

KLIKONI KËTU PËR TË PARË VIDEON