Mustafi më afër Ligës së Kampionëve

Shkodran Mustafi dhe skuadra e tij Valencia janë duke shkuar me hapa të sigurt drejt kualifikimit për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Sport

20/03/2015 23:54

Valencia mposhti Elchen si mysafir me rezultat të thellë 4:0.

Shkodran Mustafi luajti si titullar në mbrojtje dhe ndihmoi ekipin në arritjen e një tjetër fitoreje të rëndësishme.

Valencia është në pozitën e tretë me 60 pikë, katër më pak se Real Madrid dhe pesë më pak se Barcelona, që janë në dy pozitat e para por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Por, në përjashtim të ndonjë befasie në edicionin e ardhshëm Valencia dhe Mustafi do të luajnë në Ligën e Kampionëve.