“Mustafi është mbret i gabimeve”

Emmanuel Petit ka kritikuar shumë Shkodran Mustafin.

Sport

04/03/2019 13:27

Ish-futbollisti i Arsenalit, Emmanuel Petit ka thënë se ai ishte i befasuar nga Unai Emery që e përzgjodhi Shkodran Mustafin të startoi ndaj Tottenhamit.

Mbrojtësi shqiptar shkaktoi penallti, duke bërë që Spurs ta barazonin rezultatin në 1 me 1, ndërsa legjenda e skuadrës londineze e ka kritikuar atë.

“Unë isha i befasuar ta shihja Mustafin që ishte zgjedhur për këtë lojë sepse mbi të gjitha ai është mbret i gabimeve”, ka thënë Petit për “RCM Sport”.

“Edhe pse penalltia ka mundur të mos jepej sepse kishte një pozitë jashtë lojë paraprakisht, ishte Mustafi ai i cili e shkaktoi penalltinë përsëri”, shtoi ish-futbollisti francez. /Lajmi.net/