Mustafi e uron Shqipërinë

Shkodran Mustafi, e ka uruar Kombëtaren e Shqipërisë, për kualifikimin në 'EURO 2016'.

Sport

12/10/2015 14:14

Lojtari u shpreh i lumtur për kualifikimin e Kombëtares e në veçanti për Gianni De Biasin.

“Ishte një punë e vështirë por në fund u kualifikuam për EURO 2016. Urime edhe për Shqipërinë për kualifikimin e saj të parë. Unë jam i lumtur veçanërisht për trajnerin e tyre Gianni De Biasi, i cili më tha më parë se Shqipëria po shkonte drejt evropianit”, ka shkruar Mustafi.

Mbrojtësi gjithashtu pritet të jetë pjese e ‘EURO 2016’, pasi edhe Gjermania është kualifikuar.