Mustafi drejt Barcelonës
Barcelona e ka seriozisht. Gjiganti katalan është i interesuar për transferimin e mbrojtësit shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi.

Sport
Nga Spanja vazhdon të vijnë njoftime se Barcelona është e interesuar për transferimin e mbrojtësit shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi.
Reprezentuesi gjerman është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij për ekipin nga Mestalla.
Dhe, kjo ka bërë që ai të shndërrohet në objektiv të gjigantit katalan, ka bërë të ditur portali “Fichajes”.
Mustafi nënshkroi me Valencian në verën e vitit të kaluar, pas transferimit nga Sampdoria.