Mustafi, dita e së vërtetës për Botëror
Shkodran Mustafi do ta mësojë sot nëse do të jetë pjesë e Botërorit apo jo. Selektori Joachim Loeë do ta zbulojë listën përfundimtare të Gjermanisë, me lojtarët që do të marrin pjesë në Botërorin e Brazilit.
Sport
Sot është dita e së vërtetës për Shkodran Mustafin. Qendërmbrojtësi shqiptar do ta kuptojë nëse do të bëjë pjesë në kontingjentin gjerman apo jo për Botërorin 2014.
Selektori Joachim Loeë gjatë ditës do ta publikojë listën definitive prej 23 futbollistëve, të cilët do të marrin pjesë në Botëror, ndërsa 22 vjeçari momentalisht është i përfshirë në listën e gjerë.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia ka impresionuar me Sampdorian sezonin e fundit dhe u bë objektiv i disa skuadrave të mëdha, përfshirë këtu edhe i Juventusit.
Mustafi është shprehur shpesh se dëshiron të rikthehet në Bundesligë, ndërsa ëndërr e tij e madhe është të jetë pjesë e Botërorit të Brazilit.