Mustafa zotohet të bëjë më shumë punë se paraardhësi i tij

Keryeministri ka thënë se nuk do t’i bartë si barrë premtimet që i kishte bërë pararendësi i tij, duke shtuar se kuletës së shtetit do t'ia shtojë në 2015-ën një çerek milion euro.

Lajme

24/12/2014 22:21

Në pjesën e dytë të intervistës dhënë “Kohës Ditore”, ai ka dhënë zotimin se kuletës së shtetit do t’ia shtojë në 2015-ën një çerek miliard euro.

Pavarësisht kësaj, kryeministri Mustafa ka mohuar mundësinë që pagat të rriten, por ka thënë të ketë hapësirë për të implementuar pjesë të Kontratës Kolektive.

Ai ka thënë se nuk do t’i bartë si barrë premtimet që i kishte bërë pararendësi i tij, Thaçi.

“Në këtë buxhet, që është përgatitur nga Qeveria Thaçi, nuk ka rritje pagash për vitin 2015. Paratë janë ato para faktike që janë. As nuk mund të shtohen dhe as nuk mund të zvogëlohen tani për tani, në këtë Projektbuxhet dhe ne duhet të veprojmë sipas mundësive të cilat i kemi dhe të tjerët duhet të na kuptojnë në këtë situatë në të cilën jemi”, ka thënë Mustafa për gazetën Koha Ditore.