Mustafa: Zgjedhja e Beyer, lajm i mirë për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me rastin e zgjedhjes së deputetit të CDU-së, Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës ka dërguar këtë telegram urimi:

Lajme

14/11/2019 15:46

Mustafa ka thënë se zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe tepër me rëndësi për popullin e Kosovës.

Urimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Shpreh urimet e mia për mikun tim dhe të Kosovës, z. Peter Beyer për zgjedhjen e tij si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe tepër me rëndësi për popullin e Kosovës.

Në vizitën e tij më 3 shtator të këtij viti në LDK, z. Beyer ka përsëritur zotimin e tij që ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e lumtur për bashkëpunimin që ka me partinë simotër CDU, prandaj jemi të bindur që edhe z. Beyer do të mbrojë interesat e shtetit tonë”. /Lajmi.net/