Mustafa uron Hotin për marrjen e detyrës, deputetëve iu thotë se vota e tyre e ka shpëtuar Kosovën

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar kryeministrin Avdullah Hoti për marrjen e detyrës.

Lajme

03/06/2020 18:51

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar edhe qytetarët e Kosovës dhe partnerët qeverisës, shkruan lajmi.net.

Në urimin për deputetët, Mustafa ka thënë se vota e tyre ka shpëtuar Kosovën.

Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike.”, ka shkruar Mustafa.

Ky është postimi i tij i plotë:

Një ditë e madhe për Kosovën.
Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti.
Urime zotni Kryeministër!
Urime qytetarë të Republikës së Kosovës!
Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë!
Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën.
Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike.
Zotni Kryeministër,
Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm! IM. /Lajmi.net/