Mustafa uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Ramazanit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit.
Lajme
“Kryeministri Mustafa shpreh besimin se mesazhi i muajit të Ramazanit, që përfaqëson devotshmërinë, humanizmin, solidaritetin dhe përkushtimin për paqe e tolerancë, do të sjellë më shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve. Duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë, kryeministri Isa Mustafa thekson nevojën për thellimin e bashkëpunimit në realizimin e synimeve të përbashkëta për fuqizimin e gjithanshëm të shtetit dhe për prosperitet të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në urimin e kryeministrit.