Mustafa: Trepça është pronë e Kosovës – ministrat serbë lëshojnë mbledhjen

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se “Trepça” paraqet sinonim për Kosovën.

Lajme

05/10/2016 14:10

Këtë deklaratë ai e bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë në rendin e ditës së të cilës ishte Projektligji i i ri për gjigantin metalurgjik “Trepça”.

“Duam me këtë ligj ta hapim të ardhmen e Trepçës e jo të kaluarën. Prona e Trepçës është pronë e Kosovës”, tha ndër të tjera ai. Ndërkohë, ministrat serb e lëshuan mbledhjen e ekzekutivit.