Mustafa tregon ndryshimet e amandamenteve për Ligjin e Trepçës

23:59 | 7 Tetor 2016

Muhamet Mustafa

Deputeti nga radhët LDK-së, Muhamet Mustafa, ka përmendur disa nga ndryshimet që kanë pësuar disa nga amandamenteve e Ligjit për Trepçën.

Mustafa ka thënë, se aksionarët nuk mund ta aprovojnë statusin e Trepçës pa e miratuar Kuvendi.

Sipas tij, komisioni nuk ka aprovuar amandamente që janë në kundërshtim me ligjin, shkruan lajmi.net.

“Shpërndarja e aksioneve për kategori të caktuar, do të behët me akte ligjore”, tha Mustafa.

Sipas deputetit të LDK-së, është ndryshuar edhe amendamenti për asetet e Trepçës jashtë Kosovës.

Gjithë koncepti i ligjit ka mbete, i cili garanto interesat e punëtorëve, investitorëve, kreditorëve dhe një zhvilli ekonomik. /Lajmi.net/