Mustafa: Themelimi i Speciales i tregon botës se Kosova është shtet i drejtë
Kryeministri Isa Mustafa, e ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës dhe ka folur për themelimin e Gjykatës Speciale, duke i dhënë argumentet e tij se pse ky riprocedim nuk është jo ligjor dhe se pse duhet votuar Gjykata Speciale.

Lajme
Ai ka bërë një kronologji ngjarjesh institucionale, duke e risjellë në kuvend celulat e para të krijimit të Dhomave të Veçanta, duke filluar nga letërkëmbimi i Presidentes Atifete Jahjaga me Baroneshën Catherine Ashton.
“Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj ka vendosur që të riprocedojë në kuvend amendamentin 24 për aprovim”.
“Ky amendament është përkrahur nga 74 deputetë në seancën e kaluar ku u diskutua”.
“Ky amendament lidhet ngushtë me obligimet që ka marrë Kosova në legjislaturën e kaluar për themelimin e Gjykatës Speciale”.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Rregullorja e Punës nuk e kufizon që Qeveria t’i riprocedojë të njëjtat amendamente në Kuvend”.
“S’kemi pengesë kushtetuese për ta bërë riprocedimin”.
“Zbardhja e së vërtetës dhe drejtësisë për krimet e dyshuara të periudhës së luftës, është një sfidë me të cilën duhet të ballafaqohemi si vend”.
“Kosova duhet të tregojë përgjegjësi para komunitetit ndërkombëtar”.
“Themelimi i Dhomave të Veçanta është kërkesë eksplicite e partnerëve strategjikë të Kosovës, nga SHBA-të dhe BE-ja”.
“Kjo gjykatë do t’i gjykojë krimet e hetuara nga Këshilli i Evropës”.
“Do të ishte e paarsyeshme që gjykata të krijohej nga OKB-ja, me bazë rezolutën 1244”.
“Drejtësia duhet ta japë verdiktin e saj. Themelimi i Gjykatës Speciale, i thotë botës se ky vend ka vendosur që të ndajë drejtësi”.