Mustafa takohet me zbuluesin e kultivarit të grurit

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka pritur në një takim zbuluesin e kultivarit të parë të grurit të quajtur “Dardania1”, Shukri Fetahu, me të cilin kanë diskutuar për të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet shkenca në Kosovë.

Lajme

24/11/2016 11:15

Mustafa ka thënë se si përfaqësues të institucioneve nuk ka si të mos krenohen për këtë të arritur shkencore që është bërë në vendin tonë derisa e ka përgëzuar në emër të Qeverisë së Kosovës profesor Fetahun për një gjë të tillë. Mustafa ka theksuar se këso lloj zbulimesh i duhen Kosovës  i duhen edhe në fusha tjera.

Kurse profesor Shukri Fetahu i cili e ka bërë këtë zbulim, ka thënë se për punën  e tij shkencore i falënderon më së shumti studentët, të cilët kanë qenë pjesëmarrës me punimet e tyre studimore gjatë tërë këtij rrugëtimi.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi i cili ishte i pranishëm në takim, tha se ky kontribut është shumë domethënës derisa ka shtuar se këto kontribute shkencore institucionet shtetërore duhet t’i stimulojnë.

Kultivari i parë i grurit “Dardania 1” është zbuluar nga profesori i Fakultetit të Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, Shukri Fetahu dhe deri më tani ka marrë dy njohje: një vendore dhe një ndërkombëtare për këtë zbulim.