Mustafa, ‘super-yll’ i televizioneve, pastaj vijnë Thaçi, Jahjaga…

I shihni çdo ditë në televizionet e shtëpisë suaj. Mund të jeni simpatizantë të tyre. Ata mund t’iu japim shpresë ose mund t’iu bëjnë të ndjeheni të pashpresë. Janë liderët e subjekteve tona politike dhe politikanët kryesorë të shtetit, të cilët kritikohen dhe kritikojnë për ndikime politike dhe anime të televizioneve kryesore të vendit.

Lajme

16/04/2015 16:31

Pas statistikave të mëhershme, të cilat i publikuam në artikullin: linku, Indeksonline sjellë edhe statistikat e tremujorit të parë të këtij viti, se sa herë janë shfaqur politikanët kryesorë të shtetit në RTK, KTV, RTV21 dhe në Klan Kosova.

Në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), ku Vetëvendosjes si subjekt politik i ishin mbuluar më së shumti aktivitete partiake, politikani që është shfaqur më së shumti në tremujorin e parë është kryeministri i vendit, Isa Mustafa, me 154 herë. Pas Mustafës, vjen zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, me 86 herë. Pas Thaçit, i treti vjen kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 75 herë. E katërta vjen presidentja e shtetit, Atifete Jahjaga, me 62 herë. Pastaj ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me 26 herë. Njëjtë sikurse Kurti, në RTK është shfaqur edhe lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, me 26 herë. Pastaj vjen lideri i tashëm i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, me 22 herë. Pas Ymerit vjen lideri i Nismës, Fatmir Limaj, me 16 herë dhe Jakup Krasniqi me 10 herë.

Në Kohavision (KTV), gjatë tremujorit të parë të 2015-es, ku Vetëvendosjes si subjekt politik edhe këtu i ishin pasqyruar më së shumti aktivitete partiake, politikani që është shfaqur më së shumti mbetet përsëri kryeministri i vendit, Isa Mustafa, me 124 herë. Pas Mustafës vjen zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, me 51 herë. E treta vjen presidentja e shtetit, Atifete Jahjaga, me 43 herë. I katërti vjen kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 26 herë. Pas Veselit vjen ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me 23 herë. Me një herë me pak, 22 herë, vjen pasardhësi i Kurtit, Visar Ymeri. Pastaj vijnë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me liderin e Nismës, Fatmir Limaj, me nga 21 herë. Kurse, Jakup Krasniqi edhe në KTV është shfaqur vetëm 10 herë.

Në Radiotelevizionin 21 (RTV21), i cili gjithashtu Vetëvendosjes i kishte mbuluar më së shumti aktivitete partiake, politikani që është shfaqur më së shumti është përsëri kryeministri i vendit, Isa Mustafa, me 144 herë. Pas tij, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi me 93 herë. E treta, Atifete Jahjaga, presidentja e shtetit me 62 herë. I katërti vjen kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 38 herë. Pas Veselit, vjen lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, me 34 herë. Pastaj vjen paria e Vetëvendosjes, Albin Kurti me 27 herë dhe Visar Ymeri me 21 herë. Kurse, pas tyre vijnë ata të Nismës, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi me nga 18 herë.

Ndërsa, në Klan Kosova, në të cilin sikurse në televizionet e tjera, Vetëvendosjes i ishin mbuluar më së shumti aktivitete partiake, politikani që është shfaqur më së shumti edhe këtu ka qenë kryeministri i vendit, Isa Mustafa, me 159 herë. Pas Mustafës, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi me 79 herë. E treta, presidentja Atifete Jahjaga me 57 herë. Pas Jahjagës vjen kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 40 herë. Pastaj vijnë lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj me 39 herë dhe ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me 29 herë. Pas Kurtit vjen pasardhësi i tij, Visar Ymeri, me 25 herë, Fatmir Limaj me 16 herë dhe Jakup Krasniqi me 9 herë.

Shfaqja e politikanëve kryesorë të shtetit në skemat programore të katër televizioneve kryesore nuk ka pasur gjithnjë tematikë partiake, sipas raportit të siguruar nga Indeksonline, por edhe qeveritare dhe të natyrave të tjera.