Mustafa: Suksesi i madh i Majlindës tregoi se me punë arrihet gjithçka

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për shtyp të organizuar në aeroportin “Adem Jashari” është shprehur i falënderues ndaj fitues së medaljes së artë në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendit.

Lajme

14/08/2016 18:31

“Kemi kënaqësi të veçante që të presim Majlinda Kelmendi e cila edhe fitoj medaljen e artë nga Lojërat Olimpike”, është shprehur Mustafa, shkruan lajmi.net.

Sipas tij kjo ishte një paraqitje e denjët nga sportistët kosovar, i cili tha se ky ishte edhe një sukses për Kosovën dhe se të gjithë janë krenarë me ta.

“Ky ishte një sukses i madh i Majlindës dhe i gjithë sportisteve kosovar, kjo dëshmoj se më punë të madhe dhe të lodhshme arrite gjithçka”, tha ai. /Lajmi.net/