Të Infektuar: 2991

Të Shëruar: 1644

Të Vdekur: 54

Mustafa: Seanca për votimin e qeverisë Hoti të thirret më së largu të hënën

11:14 | 29 Maj 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një takim me organet e partisë.

Në lidhje me këtë, para mediave ka folur kryetari i partisë, Isa Mustafa, shkruan lajmi.net.

Mustafa ka thënë se takimi është i natyrës konsultative, dhe ku janë të ftuara organet e partisë.

Ai po ashtu bëri të ditur se seanca për votimin e qeverisë së re mund të thirret nesër ose më së largu të hënën.

“Mbledhje të kryesisë nuk kemi ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit parlamentar dhe me kandidatin tonë për kryeministër se kur do thirret mbledhja e Kuvendit por edhe me partneret tanë të AAK, Nismën dhe partnerët tjerë… Tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër ekziston edhe mundësia që të mbahet të hënën nëse çdo gjë është në rregull. Sa i takon aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi nuk ka arsye se sa të pritet të mbahet nesër nëse kërkojnë ë procedurat e aktgjykimit të shtyjnë atëherë do respektojmë atë”, tha ai, ka thënë Mustafa. /Lajmi.net/