Mustafa: Radikalizmi terrorist ka shënjestruar të rinjtë shqiptarë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Nehat Mustafa konsideron që Ministria e Diasporës duhet të bëjë një plan veprimi përmes së cilit do të shtrihet ndikimi tek rinia shqiptare në diasporë.

Lajme

08/02/2016 18:24

 

Me këtë, ai thotë se duhet të bëhen fushata konkrete të vetëdijesimit lidhur me rrezikun e madh që paraqet ekstremizmi dhe radikalizmi islam.

Problem ky që sipas Mustafës po prekë rininë e Kosovës.

Ky është opinioni i plotë i zëvendësministrit Nehat Mustafa dërguar mediave.

 

DIASPORA DHE RADIKALIZMI ISLAM

Rinia shqiptare e Kosovës, gjithnjë e më shumë po shndërrohet në shënjestër të radikalizmi Islam, duke bërë që popullsia më pro-amerikane në Evropë të jetë edhe vendi me numrin më të madh të pjesëtarëve (për kokë banori) në radhët e luftëtarëve të shtetit terrorist, të quajtur ISIS.

Radikalizmi terrorist islam (jo feja islame) tanimë ka shënjestruar edhe të rinjtë shqiptar që jetojnë e veprojnë nëpër vende të ndryshme në Evropë dhe në SHBA, duke bërë që kohëve të fundittë dëgjojmë për procese gjyqësore që po zhvillohen e priten të zhvillohen ndaj të rinjve shqiptar në këto vende mike.

Krahas veprimeve të vazhdueshme që po bëhen në Republikën e Kosovës kundër ekstremizmit dhe radikalizmit islam, Ministria e Diasporës duhet urgjentisht të hartojë një plan të detajizuar veprimi , përmes së cilit do të ndikohet tek rinia shqiptare në diasporë. Ministria e Diasporës duhet të bëjë një mobilizim të gjithanshëm të kapaciteteve që kemi në diasporë, duke përfshirë Qendrat Kulturore, klubet e ndryshme, asociacionet e bizneseve, grupet e ndryshme studentore, sportistët eminent, Shkollat Shqipe Mësimi Plotësues (SHSHMP), grupet intelektuale, klerikëte mirëfilltë etj.. Nga të gjithakëto organizma e të koordinuara nga Ministria e Diasporës, kërkohet që të zhvillojnë fushata konkrete vetëdijesimi me prindërit dhe të rinjtë për rrezikun e madh që paraqet ekstremizmi dhe radikalizmi islam,i cili në raste të caktuara porezulton me terrorizëm .

Sot në hapësirat shqiptare ka intelektual e gazetar të guxi mshëm si Arbana Xharra etj.,të cilët me objektivitet po e trajtojnë këtë dukuri shqetësuese. Pra, krahas institucioneve publike të sigurisë të cilat po bëjnë punën e tyre, tanimë është formuar nënjëfarë formenjë front i përbashkët kundër radikalizmit dhe ekstremizmit terrorist islam. Gatishmëria për të vepruar ekziston, prandaj kërkohet nga Ministria e Diasporës që të koordinoj aktivitetet.

Parandalimi është lufta më e mirë dhe më e suksesshme kundër radikalizmit.