Mustafa: Shkurti, muaji i zgjedhjes së presidentit të ri

Kreu i ekzekutivit të vendit u shpreh se në këtë takim u bisedua për problemet me të cilat përballen të rinjtë në fushën e shkollimit, punësimit dhe në fusha të tjera.

Lajme

13/02/2016 12:56

Kryeministri I Kosovës, Isa Mustafa, edhe nj herë deklaroi se Presidenti i republikës do të zgjidhet këtë muaj.

Por ai gjithashtu sqaroi  se data e saktë ende nuk është caktuar.

Këto deklarime, kreu i qeverisë i bëri pas një takimi që pati me përfaqësues të Këshillit Qendror të Veprimit Rinor.

Kreu i ekzekutivit të vendit u shpreh se në këtë takim u bisedua për problemet me të cilat përballen të rinjtë në fushën e shkollimit, punësimit dhe në fusha të tjera.

Sipas tij, këto takime si ky me këtë këshill, nuk janë për të bindur ata që mos ta dalin në protesta të organizuara nga opozita.

Ndërsa, Vesa Ibrahimi nga KQVR, tha se gjatë takimit me kryeministrin është kërkuar që të ndihmohen të rinjtë edhe në fushën e praktikës profesionale.

Ajo tha se i kërkuan kryeministrit të bëhet e mundur që buxheti për këshillat e rinorë lokalë/lajmi.net