Mustafa flet për deklaratën e tij për vizat (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për herë të parë rreth deklaratës së tij se nuk do të shkojë në Bruskel pa liberalizimin e vizave.

Lajme

30/01/2016 15:10

Ai disa ditë pasi është kthyer pikërisht nga Brukseli, duket se i ka rënë pishman për deklaratën e tij.

Mustafa sot në Istog ka thënë se situata me viza është e papranueshme por se, sipas tij, Kosova duhet të kontribuojë në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se në dialogun e nivelit të lartë me Serbinë, është diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme.

Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, sipas tij, mund të implementohet vetëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Këto komente Kryeministri Isa Mustafa, i bëri me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të Komunës së Istogut, njëherë edhe nënkryetarit të kryesisë qendrore dhe kryetar i degës së LDK-së për Istog Fadil Ferati. /TV Dukagjini