Të Infektuar: 224

Të Shëruar: 37

Të Vdekur: 6

Mustafa pas komunikatës së DASH: Të dështuarit që fajësuan SHBA-të, t’u kërkojnë falje qytetarëve

23:06 | 26 Mars 2020

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas komunikatës së lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku thuhet se nuk ka asnjë plan për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa ka shkruar se të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre duhet t’iu kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës dhe miqve ndërkombëtar për fyerjet, shkruan lajmi.net.

Mustafa ka thënë se kjo e dëshmon se ata ikën si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj.
Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit! IM. /Lajmi.net/ 

Departamenti Amerikan i Shtetit i përgjigjet Kurtit: Nuk ka marrëveshje për shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi, janë spekulime