Mustafa: Opozita ta lë molotovin e të përgatiet për zgjedhje, por për ato të vitit 2018

Kryeministri Isa Mustafa beson se deputetët e partisë së tij do të jenë unikë për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke bërë me dije se LDK-ja do ta respektojë marrëveshjen sa i përket zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

Lajme

25/01/2016 07:54

Mustafa në një intervistë për gazetën Epoka e re, ka thënë se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga posti i kryeministrit pavarësisht thirrjes së opozitës.

Ai e ka porositur opozitën të përgatitet për zgjedjet e vitit 2018 e jo me molotov, gaz lotsjellës, gurë e veprime brutale, por duke ofruar argumente se ajo mund të qeverisë.

Duke folur për raundin e ri të dialogut në Bruksel më 27 janar, Mustafa ka thëën se pjesëmarrja e Kosovës në këtë takim ende nuk e ka përgjigjen përfundimtare.

Ai thotë se pret reflektim të BE-së për liberalizimin e vizave pas përmubshjes së rekomandimeve të fundit.