Mustafa: Nga muaji i ardhshëm, paga me shtesë 0.5% edhe për gjithtë sektorin publik

Vendimin e SBAShK-ut për ta ndërprerë grevën në arsimin fillor dhe të mesëm, e ka përshëndetur kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

Lajme

03/05/2015 18:44

Mustafa thotë se do të ndërmerren të gjitha hapat për të korrigjuar gabimet eventuale në listën e pagave për muajin prill.

Ai po ashtu thotë se nga muaji i ardhshëm shtesë për përvojë pune do të marrin të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

“Qeveria e mirëpret vendimin e SBASHK-ut për të normalizuar mësimin nga dita e nesërme. Do të ndërmerren të gjitha veprimet për të korrigjuar ndonjë lëshim që ka mundur të rrjedh në listat e pagave të muajit prill. Krahas kësaj, Ministria e Financave dhe Ministria e Administratës Publike do të përgatisin listat e pagave për muajin e ardhshëm me shtesën për përvojë për çdo vit prej 0.5% për të gjithë të punësuarit, që marrin paga nga Buxheti i Kosovës”, shkruan kryeministri Mustafa.