Mustafa në takim me gratë e LDK-së, mungon Vjosa Osmani
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka marrë përkrahjen për Qeverinë Hoti edhe nga forumi i gruas në Lidhjen Demokratike, që udhëhiqet nga deputetja, Lirie Kajtazi, mirëpo në këtë takim nuk u pa nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani.

Lajme
Mustafa përmes një postimi në Facebook, pas këtij takimi, tha se forumi i gruas në LDK-së shprehet në përkrahje të plotë të Qeverisë Hoti dhe të forcimit të rrugës evropiane dhe euroatlantike, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë:
Forumi i Gruas i LDK-së shprehet në përkrahje të plotë të Qeverisë Hoti dhe të forcimit të rrugës evropiane dhe euroatlantike.
Kërkojnë nga Qeveeria dhe nga LDK masa dhe hapa të shpejtë në zhvillimin ekonomik, që siguron punësim për gratë dhe të rinjtë. Shprehet për përfaqësim meritor të gruas në institucionet qeveritare dhe institucionet e tjera të vendit. Përkrahin vendimet e organeve të LDK-së dhe kërkojnë që askush në LDK të mos veprojë në kundërshtim me to.
Me ftesë të zonjës Lirije Kajtazi, Kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, sot kishim një takim shumë përmbajtësorë me veprimtaret e këtij Forumi.
Roli i gruas ka qenë vendimtar në të gjitha fazat e shtetndërtimit tonë. IM /Lajmi.net/