Mustafa mohon se u pengua nga serbët, thotë se u vonua 15 minuta

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mohuar se  është vonuar më orë  në ceremoninë e përurimit të urës në Leposaviq të ndërtuar nga KFOR-i, duke thënë se ka arrit më vonesë vetëm 10-15 minuta nga koha e paraparë.

Lajme

03/12/2016 09:54

Mustafa siç është raportuar në media u  pengua nga qytetarë serbë që në këtë ceremoni të shkojë më eskortën e tij dhe për të marr pjesë ka shkuar rrugëve malore.

Por, Mustafa ka thënë se këto pretendime janë të pavërteta.

“Nuk e kam shprehi të vonohem. Nuk jam vonuar në orë me studentë, nuk vonohem në punë dhe nuk vonohem në mbledhje të Qeverisë”.

“Për hir të vërtetës dua ti sqaroj opinionit se ftesa për hapjen e urës nga KFOR-i ka qenë për orën 14:00. Unë kam arritur ndërmjet orës 14:10 ose 14:15 min. Ceremonia ka përfunduar në ora 14:45, prandaj kam arritur në Drenas në ora 16:30. Të gjitha pretendimet se jam penguar dhe se kam arritur me një orë e gjysmë ose dy orë vonesë janë të pavërteta”.

“Më vjen keq që duhet të merrem me këto gjera”, ka shkrua Mustafa në facebook./Lajmi.net