Mustafa: Marrëveshjet me Serbinë, nuk e shkelin Kushtetutën e vendit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për RTK-në, mohoj se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do ta shkel Kushtetutën e vendit.

Lajme

24/06/2015 21:00

 

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera, duke thënë se është marrëveshje që të mos bëhen publike menjëherë. Mustafa tregoj se grupet punuese do të vazhdojnë punën deri të hënë, për harmonizim të kërkesave.

“Nuk mund te flitet për ndonjë gjendje tjetër. Ne do të punojmë deri të hënen. Kanë mbetet grupet punuese që të punojnë dhe ti përafrojnë qëndrimet. Pra i përmbahem kësaj se mbetet të punohet në këtë fushë., Nuk mund të deklaroj se cfarë janë qëndrimet e secilës palë”, tha ndër tjerash Mustafa.

Ndryshe, takimi i radhës i delegacioneve do të mbahet të hënën po në Bruksel.