Mustafa: Ligji për Trepçën i hap rrugë zhvillimit

8:01 | 8 Tetor 2016

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mes natë ka shkruar për miratimin e Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës.

Ai me anë të një statusi në facebook, ka kujtuar  premtimin që u kishte bërë minatorëve se zgjidhjen për Trepçën do ta bëjnë në të mirë të të gjithëve.

Mustafa ka se ligji për Trepçën i hap rrugë zhvillimit.

“Ne Javën e Minatorit, në fillim të këtij viti, u pata premtuar Minatorëve se zgjidhjen e Trepçës do e bëjmë në të mirë të të gjithëve”.

“Sot u aprovua Ligji për Trepçën, ligj ky që i hapë rrugë zhvillimit. Me Fat”, ka shkruar Mustafa./ lajmi.net