Mustafa: LDK halë në sy e atyre që u mbetet merak të vendosin për të

Kryeministri në detyrë dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj shkrimeve dhe akuzave që i janë bërë kësaj partie lidhur me listën për kandidatë për deputetë.

Lajme

24/05/2017 10:54

Ai duke përmendur disa nga titujt që janë publikuar në media, lidhur më listën e LDK-së, ka thënë se partia e tij  është halë e atyre që dëshirojnë të vendosin për të.

“LDK manovra.. LDK e shtyri në listë….LDK e nxori nga lista.. LDK e LDK gjithnjë në trend. E… LDK vendos vet! Shihet qartë se LDK është strumbullari i aktualiteteve, por edhe halë në sy e atyre që u mbetet merak të vendosin për LDK-në”, ka shkruar Mustafa në facebook, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se partia e tije është e hapur, e pakorruptuar dhe e aftë të qeverisë vendin

“LDK është gjithnjë një hap përpara! Më e demokratizuar, më e hapur, e pakorruptuar e aftë të qeverisë me vendin. Pikë!”, ka shkruar Mustafa.

LDK ka qenë partia e fundit që ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë. Kjo parti ka larguar nga lista disa nga  ish-deputetët që kanë kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi./Lajmi.net/