Mustafa: Kujtojmë sot shumë gjenerata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa u ka uruar të gjithë qytetarëve Ditën e Shpalljes së Pavarësisë.

Lajme

17/02/2020 09:32

Isa Mustafa tha se sot kujtohen të gjitha gjeneratat që punuan dhe flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit, Presidentin Historik Ibrahim Rugova, Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe shumë luftëtarë që u flijuan në altarin e lirisë.

Postimi i plotë:

Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit ju uroj 17 Shkurtin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë.

Kujtojmë sot shumë gjenerata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Arkitektin e pavarësisë, Presidentin Historik, Ibrahim Rugova, Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe shumë luftëtarë që u flijuan në altarin e lirisë. Vlerësojmë përpjekjet e pasluftës për ngritjen e institucioneve demokratike dhe përkrahjen e parreshtur të miqëve tanë ndërkombëtarë, SHBA -së dhe BE-së. Pavarësia mishëtohet edhe me kontributin e tyre ndërkaq Kosova frymëzohet të bëhet shtet i fortë, demokratik dhe i dashur për qytetarët e saj. IM /Lajmi.net/