Mustafa: Komandanti i KFOR-it të jetë më i kujdesshëm

Pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar nga komandanti i KFOR-it që të jetë më i kujdesshëm

Lajme

12/08/2020 21:16

“Komandanti i KFOR-it duhet të jetë më i kujdesshëm, t’i informojë në kohë organet kosovare për patrullimet e llojit të Karaçevës, pasi ato janë provokime”. Kështu ka vlerësuar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musrtafa.

Kreu i LDK-së theksoi se Qeveria dhe ministritë përkatëse duhet të bisedojnë me KFOR-in, që një gjë e tillë të mos përsëritet.

“Vetë pamja e tyre, vetë ecja e tyre, në qoftë se kanë hyrë një metër, dy metra, tri metra, kanë hyrë në territor, është provokim, ose, në të vërtetë, i bie provokim, edhe nëse i bie që mund të jetë e organizuar të patrullohet së bashku me KFOR-in e KFOR-i s’është gjë tjetër, por është NATO-ja”, ka thënë Mustafa në RTK, duke folur për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë.