Mustafa i quan përralla sukseset e pretenduara nga VV-ja: Hidhju një grusht hi syve
Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me publikimin e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje ku flasin për “suksese e arritje” të shumta në lidhje me 4 vjeçarin udhëheqës në Kosovë. Mustafa këto i quajti përralla, duke kujtuar pikërisht se gjatë mandatit të tyre çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer. “Tash që…

Lajme
Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me publikimin e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje ku flasin për “suksese e arritje” të shumta në lidhje me 4 vjeçarin udhëheqës në Kosovë.
Mustafa këto i quajti përralla, duke kujtuar pikërisht se gjatë mandatit të tyre çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer.
“Tash që rritet çmimi i rrymës për herën e tretë gjatë kësaj qeverie e çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer, VV del me një video ku tregon përralla për “sukseset” e saj. “Hedhju një grusht hi syve, i hajnë rrenat këta, qy!” – ka thënë Mustafa./Lajmi.net/