Mustafa: Haraqia mbetet “demi i të falimentuarve”

Isa Mustafa ka thënë se Astrit Haraqia më ëndrrat e tija po synon të fitojë pozita te Hashim Thaçi. Ai atë e ka quajtur “demi i të falimentuarve”.

Lajme

30/08/2014 16:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se Astrit Haraqia po synon të fitojë pozita te Hashim Thaçi. Ai në një postim në Facebook, Hariqnë e ka krahasuar me demat që shkaktoni “tërmete”.

“Kur mungonin dijet për shkaktarët e tërmeteve, laikët e shpjegonin se tokën e mban një dem i madh dhe kur ai luan veshin, toka dridhet. Edhe Astrit Haraqija me ‘tërmetin’ e tij dhe ëndrrat që të fitojë pozita te Thaçi, mbetet demi i të falimentuarve të LDK-së, me një vesh e me dy vesh”, ka shkruar Mustafa.