Mustafa: Gara për kryetar të LDK-së e hapur për të gjithë që ndjehen të gatshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për media ka folur në lidhje me zgjedhjet e brendshme të partisë.

Lajme

20/03/2019 16:12

Mustafa ndër të tjera është shprehur se për postin e kryetarit të partisë mund të kandidoj secili që e sheh veten të gatshëm të marrë në dorë drejtimin e partisë.

Gjithashtu, ka shtuar se gara do të jetë e hapur mirëpo me këtë do të merren pas procesit zgjedhor nëpër degë, kur edhe do të mbahet Kuvendi i LDK-së.

Mustafa ka treguar se kryetari i LDK-së, zgjedhet nga 355 delegatë të cilët do të jenë përfaqësues të degëve.

Në fund, ai ka shtuar se do të ketë një strukturë ndryshuar pas zgjedhjeve në degë dhe nuk mund të paragjykojmë se çfarë do të ndodhë. /Lajmi.net/