Mustafa: Fondi i sigurimit shëndetësor ende në krijim e sipër
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një vizite në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare në Kosovë (QKUK), në shoqërim të ministrit të shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka lavdëruar sukseset e këtij departamenti dhe personelin shëndetësor, duke e quajtur të shkëlqyeshëm funksionimin e departamentit të kardiologjisë.

Lajme
Ai tha se një ndër prioritetet e Qeverisë është edhe shëndetësia dhe, sipas tij, është përcaktuar fondi publik për sigurimet shëndetësore në të cilat aktualisht është duke u punuar.
“Është një fakt që sukseset të cilat po shënohen tash janë suksese të cilat meritojnë të respektohen dhe kultivohen dhe japin shpresë që megjithatë shëndetësia po zhvillohet dhe ka personel të mirë shëndetësor. Ne kemi përcaktuar disa prioritete në Qeveri në shumë fusha, ndër to edhe shëndetësinë”.
“Natyrisht kjo nënkupton edhe mjete financiare, edhe në teknologji dhe në pajisje, dhe të bëjmë përpjeke qe edhe ne këtë aspekt të jemi konkurrent. Kemi përcaktuar fondin publik të sigurimeve shëndetësore në të cilat po punohet, kemi përcaktuar dhe funksionalizimin e departamentin e kardiologjisë e cila po funksionin shkëlqyeshëm, jemi orientuar edhe për qendrën për kirurgji të fëmijëve, ku për këtë të fundit i’a jep meritën presidentes që ka tërheq investimin e emirateve të bashkuara”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa, ministri Rrahmani ka paraqitur disa nga të arriturat e ministrisë së tij. Ai ka potencuar se Ministria e Shëndetësisë në qendër ka shëndetin e pacientëve dhe sigurimet shëndetësore.