Mustafa: Fëmijët janë prioritet i Qeverisë
Kosova është duke ecur mirë sa i përket fushës për mbrojtjen e fëmijëve.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/05/13325555_1026390504093853_7148558964652716486_n.jpg)
Lajme
Kështu tha sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa sot në lansimin zyrtar të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Mustafa tha se Qeveria ka marrë hapa konkret për vendosjen e fëmijëve në qendër të prioriteteve.
Sipas kryeministrit, Strategjia kombëtare për zhvillim në katër shtyllat e saj orienton përpjekjet e Qeverisë drejt zhvillimit të shtetit për zhvillim dhe jetë të shëndoshë të fëmijëve.
“Fëmijët e Kosovës kanë të drejtë t’i gëzojnë të drejtat e garantuara me Kushtetutë. Me kënaqësi mund të them se legjislacioni është në përputhje me standardet evropiane sa i përket të drejtave të fëmijëve”, tha kryeministri, transmeton kp.
Mustafa tha se të dhënat nga indeksi për Mbrojtjen e Fëmijëve ndihmojnë në identifikimin e fushave për përpjekjet e Qeverisë për arritjen e standardeve të BE-së.