Mustafa: Fadil Ferati, shembull i përkushtimit për zhvillimin e Kosovës
Sot me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të Komunës së Istogut, njëherit edhe nënkryetarit të kryesisë qendrore dhe kryetar i degës së LDK-së për Istog Fadil Ferati, janë bëre homazhe te varri i të ndjerit në Gurrakoc.

Lajme
Me këtë rast, pjesë e homazheve ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musatafa me bashkëpunëtor, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova i shoqëruar nga stafi komunal, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe qytetarë të shumtë.
Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi lartë punën dhe kontributin e dhënë nga Fadil Feratit si kryetar komune por edhe si njëri ndër veprimtarët më të shquar të LDK-së.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen e tyre në homazhe çmojë lartë punën dhe veprimtarinë e Fadil Feratit .
Me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së Fadil Ferati, pjesë e homazheve ishin edhe qytetar të shumtë të cilët vlerësuan lartë kontributin dhe veprimtarinë e Fadil Feratit.