Mustafa e Thaçi dalin me konferencë të jashtëzakonshme në ora 17
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi do t’u drejtohen qytetarëve të Kosovës me një fjalim lidhur me protestën e sotme.
Lajme
Përshkallëzimi i situatës në Prishtinë, pas përplasjes së dhunshme të protestuesve me policinë dhe përpjekjes së pasuksesshme për shpërndarjen e saj, zyra për komunikim publik e Qeverisë së Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se në orën 17 sot do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media kryeministri i vendit Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.