Mustafa e Rama flasin për ndihmën e FSK-së në viset e përmbytura

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Lajme

04/02/2015 18:14

Gjatë kësaj bisede u diskutua për gjendjen e shkaktuar nga vërshimet që kanë përfshirë zonat në jugun e Shqipërisë.

Mustafa i premtoi Ramës se Qeveria e Republikës së Kosovës do të dërgojë kontingjente të njësiteve të specializuara të FSK-së, për të larguar ujin në zonat ku kjo është e nevojshme.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e dyanshme që të kontribuohet maksimalisht në evitimin e pasojave që vijnë nga fatkeqësitë natyrore.