Mustafa: Demarkacionin e procedojmë kur të kërkohet nga Kuvendi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Qeveria është e gatshme ta procedojë për në Kuvend marrëveshjen për vijën kufitare me Malin e Zi kur do që Kuvendi ta kërkojë një gjë të tillë.

Lajme

15/07/2016 16:36

Mustafa i pyetur nëse ky ligj do të procedohet në Kuvend para datës 3 gusht, është shprehur se një gjë e tillë do të ndodhë kurdo që kërkojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ai pas takimit që ka pasur me udhëheqësit e Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se tashmë ëshë sqaruar lidhur me marrëveshjen, përcjellë lajmi.net.

“Varësisht prej kërkesës së kuvendit, nëse kuvendi kërkon që para kësaj, ne do t’ia dërgojmë. Unë mendoj që tani ka informata të mjaftueshëm lidhur me këtë sepse kemi pas një situatë paradoksale që njerëzit thonin që Kosova ka humb 8 mijë hektarë por kur e pyetshim dhe sepse ne nuk kemi informata sepse nuk e kem dokumentacionin do të thotë ata të cilët u thirreshin se nuk kanë informata, nuk kanë asgjë, thoshin prapë që janë humb hektarët, kështu që dokumentacion kanë mjaft, është dhënë edhe përmes faqes zyrtare të komisionit shtetëror, çdo gjë që e kërkojnë deputetët e Kuvendi, ne do t’ua ofrojmë sepse jemi të interesuar që sa i përket informimit të gjitha informatat e mundshme t’i kenë, çështje tjetër mbetet çështja e vullnetit politik dhe përgjegjësisë para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.

Kryesia e Kuvendit sot ka vendosur që me 3 gusht të mbahet një debat për demarkacionin, ku do të përfshihen zyrtarë nga Qeveria, Kuvendi, Komisioni shtetëror dhe ekspertët.

Ndërsa seanca është caktuar për 4 gusht, në të cilën në rend dite nuk do të jetë demarkacioni.