Mustafa: BE-ja më 2015 u zotua që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka publikuar një dokument në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajme

15/10/2020 17:52

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian, një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është zotuar që ky asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, pra nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do të ketë fuqi ekzekutive, shkruan lajmi.net.

Sipas Mustafës, letrën që ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ia ka duruar atij, sot ia ka prezantuar edhe të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lexo edhe:

Lajçak: Implementimi i Asociacionit, pas nënshkrimit të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Postimi i plotë i Mustafës, pa ndërhyrje:

​ Të nderuar qytetarë

Më 24 gusht të vitit 2015, një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të Asociacionit,  nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini e kam pranuar letrën me këtë përmbajtje:

“Në konekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacioni/ Bashkësisë  së Komunave  me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociaciono/Bashkësia – në harmoni  me Marrëveshjen   e  Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive. BE, në ushtrimin e rolit të tij si fascilitator i dialogut Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të monitorojë respektimin dhe implemenrimin nga të dy palët të Marrëveshjes së Parë dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog”.

Sot në diskutimin që e pata me z. Lajçak ia prezantova zotimin e BE-së që e kam marrë nga zonja Mogherini.

Dua të theksoj se këtë letër nuk e kam bërë publike në kohën kur akuzohesha nga VV dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse ato akuza i kam konsideruar të pabaza dhe vetëm si një kauzë politike kundër Qeverisë që e drejtoja.

Bashkë gjitur letra e Përfaqësueses së lartë të BE-së, znj. Mogherini e cila në atë kohë ishte Nënkryetare e Komisionit Evropian dhe Ministre e Jashtme e BE-së. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3343178945748319