Mustafa asnjëherë nuk e ka kërkuar shkarkimin e Jabllanoviqit

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanoviq ka thënë sot se kryeministri Isa Mustafa asnjëherë nuk ka biseduar me Jabllanoviqin për shkarkimin e tij.

Lajme

27/01/2015 22:21

Sipas tij, Jabllanoviq nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje e as nuk do të shkarkohet. “Më asnjërin nga ne nuk ka biseduar askush për shkarkimin e Jabllanoviqit”, ka thënë Stojanoviq për Klan Kosova, transmeton Gazeta Tribuna.

Duke folur rreth gjigantit metalurgjik Trepça, Stojanoviq ka thënë se nuk duhet përjashtuar mundësia që Trepça të jetë pjesë e dialogut në Bruksel.