Musliu: Vetëvendosje qyqar, nuk votuan kundër
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu gjithashtu komentoi edhe qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje karshi Speciales, të cilët deputetja Ganimete Musliu në emisionin Info Magazine në Klan Kosova i quajti qyqar.

Lajme
“Unë ju thashë dje Vetëvendosjes: Votoni kundër, mos u bëni qyqarë. Vota e tyre nuk do të figurojë kurrë në histori, ata e dinë për çfarë arsye.”
“Nëse e merr deklaratën e Fisnik Ismajlit dje, kur iu drejtua Latif Gashit se ka dhunuar dikë, por nuk e di kë, janë të njëjtat për të cilat Sami Lushtaku vuan burgun.”
“Nuk mund të moralizoj dikë, përderisa jam kundër vetes me veprime. VV fjalët i kanë krejt në një anë tjetër, ndërsa veprimet në tjetër”, tha Musliu.