Musliu: Shteti i Kosovës po ju hynë në hak këtyre burrave duke e rrezikuar të drejtën e popullit tonë për liri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shkruar për udhëheqësit e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Ajo shkroi disa fjalë për ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin. Musliu tha se shteti i Kosovës po ju hynë në hak këtyre burrave duke e rrezikuar të drejtën e popullit tonë për liri. “Kadri Veseli…

Lajme

22/08/2024 12:31

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shkruar për udhëheqësit e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

Ajo shkroi disa fjalë për ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Musliu tha se shteti i Kosovës po ju hynë në hak këtyre burrave duke e rrezikuar të drejtën e popullit tonë për liri.

“Kadri Veseli me shokë po përballen me beteja të shumfishta në Hagë. Në njëren anë betejen me gjygjin politik që po i bëhet në  gjykatën e Hagës, në anën tjetër me Qeverinë më antikombëtare e më anti-UÇK që po keq-qeverisë me vendin.

Mungesa e fondeve për mbrojtjen e UÇK-së dhe tërheçja e Avokatit Emerson do duhej të ishte mjë alarm për vendin dhe trajtohej sot në një seancë  urgjente e të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Shteti i Kosovës po ju hynë në hak këtyre burrave duke e rrezikuar të drejtën e popullit tonë për liri.”-ka shkruar Musliu. /Lajmi.net/