Musliu-Shoshi: Sot kemi nevojë të kërkojmë që të vendosen politika përmes së cilave punëtorët kanë kontratë dhe u paguhen kontributet e tyre
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës përmes një statusi në rrjetin social ka kërkuar që punëtorët të kenë kontratë e tu paguhen kontributet. Ajo ka thënë se punëtorët me përkushtimin e tyre të palodhur po e ndërtojnë Kosovën. ‘’Sot, si asnjëherë më parë, kemi nevojë të kërkojmë që të vendosen politika përmes së cilave punëtorët…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës përmes një statusi në rrjetin social ka kërkuar që punëtorët të kenë kontratë e tu paguhen kontributet.
Ajo ka thënë se punëtorët me përkushtimin e tyre të palodhur po e ndërtojnë Kosovën.
‘’Sot, si asnjëherë më parë, kemi nevojë të kërkojmë që të vendosen politika përmes së cilave punëtorët kanë kontratë dhe u paguhen kontributet e tyre, që kanë sigurime shëndetësore e që kanë pagë të përshtatshme për të mbijetuar, pushime vjetore dhe punë me tetë orë në ditë.Të zotohemi dhe të qëndrojmë pranë kërkesave të tyre të drejta! Sepse këta punëtorë me përkushtimin e tyre dhe punën e palodhur e ndërtojnë edhe Kosovën’’, ka thënë Musliu.
Theksojmë se sot është shënuar 1 Maji , Dita Ndërkombëtare e Punës.
Në këtë ditë në sheshet e Prishtinës janë organizuar protesta të ndryshme lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat./Lajmi.net./