Musliu: Sfeçla duhet t’i kërkoj falje Reçakut

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas një takimi të Xhelal Sfeçles me të ashtuquajturin drejtor të zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

Lajme

08/12/2019 08:32

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka shkruar se Sveçla duhet t’i kërkoj falje Reçakut.

“Sfeçla duhet t’i kërkoj falje Reçakut”, ka shkruar Musli sipër fotografisë ku shihet Sveçla ulur afër Gjuriqit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe vet Sfeçla këtë takim e kishin arsyetuar duke thënë se ata po merrnin pjesë në një Konferencë në Tiranë, dhe se ulëset ishin vendosur nga organizatorët. /Lajmi.net/