Musliu: Qeveria Kurti e ka degraduar çdo segment të shtetit tonë

Deputetja e PDK-së, Ganimte Musliu, në një reagim në “Facebook”, ka kritikuar Qeverinë e Kurti, që siç thotë ajo ka degraduar çdo segment të shtetit. Ajo në disa pika përshkruar situatën, sipas saj në vend. Postimi i plotë: Qeveria Kurti e ka degraduar çdo segment të shtetit tonë. Aq shumë i ka kapë paniku sa…

Lajme

23/07/2024 20:50

Deputetja e PDK-së, Ganimte Musliu, në një reagim në “Facebook”, ka kritikuar Qeverinë e Kurti, që siç thotë ajo ka degraduar çdo segment të shtetit.

Ajo në disa pika përshkruar situatën, sipas saj në vend.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti e ka degraduar çdo segment të shtetit tonë. Aq shumë i ka kapë paniku sa që, çdo veprim i tyre paraqet një rrezik të madh për të ardhmen e vendit tonë:

Sot, ne kemi:

Një televizion publik që sulmon mediat e tjera përmes propagandës serbe!

Një Ministre që merret në pyetje nga prokuroria speciale!

Një dështim të institucioneve të Sigurisë!

Një dështim të shërbimit korrektues!

Një humbje të kontrollit demokratik parlamentar!

Një Parlament pa aktivitet!

Një varg ligjesh që përfundojnë në kushtetuese!

Një paralizë totale të diplomacisë-karshi një presidentje të përgjumur!

Një opozitë të çakorduar dhe një popull letargjik.

Klasë politike e degjenruar- Kosovë, të ruajt Zoti nga këta kriminel me kostume institucionale. /Lajmi.net/